Lufta për atdhe, nuk mbaron asnjëherë!

Kultura

Lufta për atdhe, nuk mbaron asnjëherë!

Nga: Petrit Dibrani Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:55
Petrit Dibrani

Disa nga emocionet, disa nga mallëngjimi, e disa nga dështimi, e thanë: BAC U KRY!

Jo BAC, nuk U KRY.

T’i thuhet BAC, një ‘legjende Mitike’ është mosdije.

BACI, dha gjithfarë ka pasur, madje edhe fëmijët.)

Për çka?!

Për ne…

Për atdhe.)

I përjetshëm, ngase dëshmoi.)

BAC; po vozitemi me vetura dhe kemi ndërtu shtëpi luksoze, po (JO) shtet, e LIRI, mjerisht S’KEMI!

S’jemi të lirë BAC.

Jemi emocional, tradhtar, servil, dështak e injorant!

E dëshmuam dhe po e dëshmojmë, për çdo ditë BAC.

Emocional; ngase për një kohë shumë të shkurtër, harruam gjithfarë kemi dhënë e përjetuar!

Tradhtar; ngase e tradhtuam njëri tjetrin, duke menduar se t’huajt na duan, më shumë se ne, vetveten!

Servil; ngase ishim të varfër n’tru, dhe menjëherë tentuam të pasurohemi, nga (gjaku i të rënëve!)

Dështak; ngase edhe gjatë luftës treguam sa e duam lirinë, pse?

Se pjesë e Luftës Çlirimtare, ishim NJË përqind.

Injorant; ngase edhe n’luftë, injoruam njëri tjetrin, nga egoja për pushtetin.

Çfarë të themi për pasluftën, e gjithë bota mbarë na kanë parë!

BAC, qoftë i Përjetshëm kujtimi dhe përkulja për ju dhe t’gjithë të rënëve për LIRI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat