Dheu i tokës tonë

Kultura

Dheu i tokës tonë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 12:13
Xhelal Hoxha

Te ti u lindëm

Te ti u rritem

Te ti u lartësuam

Për ty luftuam e fituam

Te ti dotë jetojmë...

Te ti duam të vdesim

Me ty do të  ushqehemi

Me ty e mbi ty do ndërtojmë

Te ti gravojmë e artin  hijeshojmë

shkëmbinj thejmë e dheun gropojmë...

Te ti xehe e minjera nxjerrim

Te ti me të mira ushqehemi

Pemë e perime vjelim

Te ti burime uji nuk shtjerin

Me ty e pasurojmë vendin

Me ty benzine e naftë sjellim

Te ti nxjerim arin dhe argjendin

Te ti punojmë e jetojmë

Te ti dashuri kërkojmë...

Te ti kurorë kokës i vnojmë

Te ti valle të bukura vallëzojmë

Dhe këngë për ty dotë këndojmë...

Te ti jetën do e përfundojmë.

Kudo ku Ne të shkojmë...

Atëdheun kurrë s’bën ta harrojmë

Ti na je mburojë –shqiponja e jonë

Na je tokë, diell, det e qiell

Na je një promete

Ti na je Atë-mëmëdhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat