Në prag krishtlindjesh

Kultura

Në prag krishtlindjesh

Nga: Sami Mulaj Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 16:15
Autori Sami Mulaj

Nata e një stine dimërake

Po rrëzohet,

E nesërmja

Si drenushë e hutuar

Afrohet.

Dritat në bredha

Në oborr

Në gozhdë

Mbi dërrasa Krishtuar.

Bredhat e munguar

Nëpër pyje

Erdhën këtu

U ndezën

Me drita

Yje…

Nata rrëzohet

Në Gazë

Kiev,

Në arka prej dërrase bredhi

Ngucen bombat

Si çakërqejf…


 

Oh mos,

Lerini ato bomba

Ju të pashpirtë,

Ta gëzojnë këtë bredh

Me drita të ëmbla

Fëmijët

E Gazës,

Kievit,

Fëmijët

Të mos kryqëzohen

Në bombat e tmerrit…

Po të lumturohen

Nën dritat e bredhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat