Nisu nga vetvetja

Kultura

Nisu nga vetvetja

Nga: Antigona Desku Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:03
Antigona Desku

Ç'më ke vallë kështu  

Përse kaq shumë lëndon 

Idhullin e nënë Lokës 

Pse e mallkon 

Djali i saj  i mirë  

Sa  ka respekt ka pë ty 

Ah, ai i mjeri  

Nga t'ia mbajë s`e di 

Në njërën anë nëna  

Në anën tjetër ti  

Sa ëmbël të pritën 

Kur hyre  nuse në këtë shtëpi  

E tash po bëhesh mbizotëruese  

Kujdes nuk je  Perëndi  

Nisu nga vetvetja   

Ma larg vështro 

Po sikur nusja e vëllai tënd 

Nënën e vëllan Ty ti mallkon 

Mos u bëjë kryeneqe 

Për ma të mirin burrë  

Zbute atë zemër  

Që e mban si gurë 

Buzëqeshu moj grua 

Moj zemër ligë 

Mbas shpine burrit mos i ngulit thikë 

Ulu ashtu qetë bisedo me dashuri 

Gjithçka  ma bukur  do jetë përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat