Epirotët

Kultura

Epirotët

Nga: Atdhe Geci Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 12:34
Atdhe Geci

Ky diell i zënë Çamërie, do

të shndërrohet në zemërim

në dritë lirie të çlirimtarëve

dhe në vetëtima vargmalesh.

Ky diell i zënë mbi Çamëri

është plagë e të gjithë neve

zemërim i të ardhshmëve,

kushtrim për diellin e zënë!...

Nëpër stuhi kohësh lëvizim

lirinë e kem shok udhe, por

hafije të armiku na ndjekin,

që çështja çame të heshtet!

Atdhe i Kadmit dhe i Ilirit

koha është të kryengritemi:

si në kohën e Pirro Burrit,

dhe Princ, Gjergj Kastriotit.

O e shtrenjta jonë, Çamëri

o toka jonë e stërgjyshërve

për ty e kemi armë gjakun,

bashkimin me Shqipërinë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat