​Festivali i fotografisë do të bashkojë artistët në Medvegjë

Kultura

​Festivali i fotografisë do të bashkojë artistët në Medvegjë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Edicioni i 13 i Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, PreFoto, sjell në pah momente të kapura në objektiv nga artistë fotografikë nga çdo cep i globit.

Drejtori i festivalit, Edon Agushi ka shkruar në rrjetet sociale se nën qiellin e kthjellët të Medvegjës, më 18 nëntor, një ekspozitë e mahnitshme, e pasur me traditën e saj, do të shkëlqejë.

Ajo do të ndriçojë dhe shfaq diversitetin e imazheve botërore me një perspektivë unike.

Temat e fotografisë për këtë vit ishin fotografi natyrë, fotografi bardh & zi dhe fotografi me ngjyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat