Fletëza kujtimesh

Kultura

Fletëza kujtimesh

Nga: Agron Shabani Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:42
Agron Shabani

Ishte stina e dimrit e vitit 1981 në  Zagreb të Kroacisë....Muaji  dhjetor... Metropola e shquar kroate ndodhëj në pragestë. Festa e madhe Krishtlindjesës ndodhej në prag. Me Gjonin ( hero ose deshmor lufte  ne Kroaci)- kishim zërë vend në cafe-barin ë kafenesë qëndrore (gradska kavana) të qytetit, e cila ndodhej e shtrirë në pjesën dominante dhe ekskluzive të sheshit të njohur " Ban Jelaçiç" të Zagrebit.

Aty dikund pranë saj ishte edhe Katadrelja e famshme e Zagrebit prej nga ku shpirti i shënjt sikur të përcillte dhe shoqëronte kudo. 

Në ato momente festive, Jezu Krishti me Apostujt sikur të shfaqëshin dhe rishfaqëshin vazhdimisht në sfond së bashku me 'baletin e yjeve' dhe 'ansambilin e madh' të  ngjyave, dritave, shandanëve dhe atyre llambadarëve të praruara dhe shkëlqyera prej neoni dhe kristali që rrinin ndezur dhe bënin dritë dite e natë. 

Si statuja ose përmendore të gjalla dhe aq të shkëlqyera e madhështore që të përcillnin ose shoqëronin si të thuash në të gjitha hyrje-daljet e mundshme të qytetit, aty ishin edhe zonjat ose damat e njohura të Zagrebit me plot sharm, stil, takt, elegancë dhe delikatesë të lartë.

Me afro 1OOO vite traditë dhe histori të lashtë dhe aq të bujshme urbane, arkitektonike, qytetare ose kulturore, me 35O vite traditë dhe histori të gjatë shkencore, universitare ose akademike si dhe me 1OO1 bukuri dhe atraksione tjera qytetare, kulturore, historike, arkitektonike etj.: Zagrebi, kryeqyteti ose metropola e shquar e Kroacisë, floronte, shkëlqente ose brilonte në emrin, historinë ose vetvetën e tij ekskluzive dhe tepër ekzotike. Duke të ngjarë në një shaqje ose teatër të madh me shumë heronj, akter dhe protagonist të njohur. 

Aty ishin edhe Akademia e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë së bashku me Teatrin Nacional të Kroacisë ( Hrvatsko Narodno Kazaliste ose "HNK"), Operan dhe Baletin e njohur të Zagrebit, Rektoratin e njohur të Universitetit të shquar të Zagrebit, Monumentët dhe Muzeumët e shumëta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, sakrale, fetare, kulturore, historike, shkencore, industriale, teknologjike etj....Rrugët, stacionet, parqet, avenytë, bulevardet ose sheshët e njohura të Ban Jelaçiçit, Kvaternikut, Mazhuraniçit, Novi Zagrebit etj...Banski Dvori ose rezidencat e njohura shtetrore dhe qeveritare të Kroacisë në Gornji Grad ose Pantovçak: Tempujt, pallatët ose ndërtesat e shkëlqyera në stilin barok, gotik, romanik etj...Kori ose orkestra e atyre zërave të njohur mondan ose metropolitan së bashku me simfonië dhe harmoninë e pashoqe në mes modernes dhe klasikës që puçëshinn ose gërshetoheshin në sfond. Aromat e këndshme të parfumëve ose desodorantëve, shkèlqimi ose brilanca e njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose akademike e Zagrebit.  

Të pëlqenin shfaqjet e njohura teatrae, muzikore ose arstike në Teatrin Kombar të Kroaisërisë (Hrvatsko Narodno Kazalishte) në Zagreb....Bisedat e gjata me Limin nga Gjakova, Millen nga Imotcki, Anten nga Perkovici, Dragicen nga Sllavonski Brodi, Herminen nga Shibeniku, Tomisllavin,  Dijanen, Branken dhe Danielle nga Zagrebi etj... 

Aty ishin edhe Gjoni, Frenki (Prenka), Rozeta, Luigji....Vëllezërit dhe motrat shqiptare të fesë katolike si argjentar, artar ose afarist të shquar në Zagren, te cilet te benin qefin dhet´a  rrisnin mburrjen dhe krenarine kombtare me lookun, stilin, pamjen, mikepritjen, bujarine dhe traditat e njohura shqiptare.

Ndërkohë që Zagreb atëbotë sikur kishte zënë të shfaqej në sfond një 'diçka e madhe' me epilog epokal, kolateral dhe historik që do shihej dhe kuptohej me vonë.

Zagrebi i asaj kohe të ngjanë në një libër ose roman të madh; ku nuk të mjaftonë vetëm një ditë ose një jetë e tërë, për t´i parë, lëxuar, njhur ose kuptuar bukuritë dhe sekretët e tij. 

Dhe, zhurma e gjallëria dehëse ose hipnotizuese e  atre netëve të gjata të Zagrebit që nuk soseshin kurrë! 

Po, si nuk i thash asokohe Gjonit: Mirë u pafshim një ditë përseri, ose "bok"!

Gjoni (Gjergjaj) thuhet se ra heroikisht ne fushen e nderit ne luften clirimtare ne  Kroaci si pjesetar i gardes nacionale te Kroacise. Drite paste!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat