Nis restaurimi i shtëpisë historike

Kultura

Nis restaurimi i shtëpisë historike

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Ka filluar faza e shpëtimit të shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë.

Ketë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në Facebook.

Nga ministria kanë thënë se përpjekjet për shkatërrim të trashëgimisë sonë kulturore nuk na ndalin.

Tutje thuhet se vazhdon puna që të përfundohet misioni me sukses, duke siguruar restaurimin e plotë dhe mbrojtjen e shtëpisë historike dhe çdo aseti tjetër në çdo cep të vendit. 

“Nuk zmbrapsemi nga detyrimi ynë për mbrojtjen e trashëgimisë. Do të fitojë kultura”, thuhet në postimin e ministrisë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat