Hënëz e dhunuar

Kultura

Hënëz e dhunuar

Nga: Dedë Preqi Më: 5 tetor 2023 Në ora: 14:48
Autori Dedë Preqi

Sikur bjeshka të zë frymën

Sikur dielli e ndal dritën,

Gërrithet nuri sipër guri

Shkundet lulja pa parë rritën.

Trupin e njomë e laracojnë

Me kryqa hienat e malit egër,

Zemra vajë kumbon n’mes nesh

Turpi shetit i lirë shesh më shesh.

Sa herë ringjallën dhëmbjet nëpër mote

Edhe henëza e heshtur n’botën tjetër,

Bota derdhet e pështyhet në fytyrë

E turpëruar pa e parë vehtën në pasqyrë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat