Në Prizren, është përuruar librit poetik “ Pulëbardhat e zemrës”, e autorit, Skënder Zogaj, një përmbledhje poetike e pasur me emocion dhe ndjenja, e strukturuar në cikle, që shpalosin thellësinë e marrëdhënieve njerëzore dhe historinë shqiptare.
“Pulëbardhat e zemrës” vepër kjo e poetit Skënder Zogaj në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Fidani”, u përurua të enjten në shkollën fillore “Mati Logoreci” në Prizren. Berat Batiu nga shtëpia botuese “Fidani”, i cili ishte dhe pjesë e rrugëtimit për veprën e sapo botuar theksoi krijimtarinë, imagjinatën dhe fuqinë e poezisë për fëmijë të Skënder Zogat, motivet dhe strukturën poetike të librit.
Nga qyteti i Durrësit, pjesë e këtij përurimi në Prizren ishte poetja Merita Kuci – Thartori, e cila tha se elementet e shumta të këtij vëllimi poetik kthejnë pas në kohë dukuri të ndryshme.
Për zgjedhjen e shkollës “Mati Logoreci” në përurimin e këtij libri poetik u shpreh falënderues drejtori i këtij institucioni arsimor, Hilmi Rexhaj. Autori i librit, Skënder Zogaj, theksoi se ky libër iu kushtohet fëmijëve duke pasur qëllim kultivimin e poezisë edhe nga gjeneratat e reja.
Poeti dhe kritiku nga qyteti i Shkodrës, Xhahid Bushati, ishte recensent i këtij libri me poezi ku disa prej tyre u recituan dhe sot nga nxënësit e shkollës.