Artistja nga Anglia, Lina Sami Ogaily: Kosova është bërë shtëpia ime e dytë

Kultura

Artistja nga Anglia, Lina Sami Ogaily: Kosova është bërë shtëpia ime e dytë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 15:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART”, edicioni i 12-të, mbrëmë në Galerinë a Artëve në Pejë, u bë hapja e ekspozitës personale nga artistja nga Anglia, Lina Sami Ogaily.

Artistja Lina, përveç që u emocionua me pjesëmarrjen e artistëve, krijuesve dhe mikpritjes, ajo tha: “Tani është viti i pestë është që vij në Kosovë.

Për mua Kosova është bërë shtëpia ime e dytë”.

Drejtori i këtij festivali, Muhamet Ahmeti-Metis, prof. Hajrush Fazliu, cekën se veprat krijuese të Inës janë origjinale dhe teje profesionale, dhe secili artdashës mund ta shijojë këtë vepër.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë. Festivali do të jetë i hapur nga 17-22 shtator 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat