E mbaj n'mend atë ditë korriku
Kur të percolla me shku në punë
Gjithë ditën pikë me mbeti
Si s'të thash të dua shumë
Kaluan orët dhe rdhi nata
Për mu s'kishte ende gjumë
Kisha hap derën e dhomës
Me të dëgju kur t’vish tek unë
Mëngjesi për të tjerët zbardhi
Për mu ishte i zi
Në ora 5 një lajm më erdhi
“ Bonu e fortë, Endi nuk do të vij”
Asgjë s'kuptova ,ah m`u ndal bota
Thash me vete s'është e vërtetë
Sa e padrejtë qenka jeta
Më mori njeriun më me vlerë
A kishe dhembje shpirti i motrës?
A kishte kush ndihmë me të ofru?
Ndoshta m`thirre e s'të dëgjova
Afër s'isha me të qëndru
Ti me ishe shpresë e jetës
Djali më i mirë që sytë më kanë pa
Ma thave shpirtin
M`i le n'gjysëm ëndrrat
Më ike shumë shpejt Endi vëlla
Së bashku ndamë të gjitha sekretet
Aventurat e fëmijërisë
Nuk di si pa ty të vazhdoj jetën
Kur ti më ishe gëzimi i shtëpisë
M'ka marr malli me ta dëgjue zanin
Më i ndjerë përqafimet e tua
Me të dëgju duke m`thirrë:
Oj motër
E më m`thanë:
Sa shumë të dua!