O njeri rob i vetvehtes!

Kultura

O njeri rob i vetvehtes!

Nga: Sami Arifi Më: 5 shtator 2023 Në ora: 10:59
Sami Arifi

O njeri përse bëhesh rob i dëgjimit?!

kur ke veshtë!

Përse bëhesh rob i të pamunit?!

kur ke sytë!

Perse bëhesh rob i të prekurit?!

kur ke duart!

Përse bëhesh rob i ndotësirave?!

kur ke të nuhaturit!

Përse bëhesh rob i shijes?!

kur ke gjuhën!

Përse bëhesh rob i mosdijes?!

kur ke mendjen!

O njeri zotëroj këto të mira që Perëndia t’i dhuroj!

dëgjo! shiko! prek! nuhat! shijo! mendo!

Shfrytëzo të gjitha këto që i ke shpërbëlim nga Perëndia!

mbytë robërinë! fito lirinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat