Artistë shqiptarë dhe të huaj në koncertet e “Shkodra Jazz Festival”

Kultura

Artistë shqiptarë dhe të huaj në koncertet e “Shkodra Jazz Festival”

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 07:28
“Shkodra Jazz Festival”

"Shkodra Jazz Festival 2023" po zhvillohet me koncertet e solistëve dhe të grupeve instrumentale nga Shqipëria, vendet e rajonit e më gjerë. "Shkodra Jazz Festival" sjell në Shkodër emra të njohur të muzikës klasike dhe moderne, si dhe dhjetra instrumentistë të rinj nga disa vende të Ballkanit, Italia dhe Rumania.

Grupi muzikor vjenez "Znap" dhe këngëtarja me famë ndërkombëtare Patricia Moreno performuan në sheshin para Bashkisë Shkodër, në natën e parë të koncerteve përmbyllëse të "Shkodra Jazz Festival 2023", që do të vijojnë deri më 27 gusht. Në natën në vijim në skenë erdhi grupi nga Rumania "Popfolklorica". Bashkia e Shkodrës ka ndarë në faqen e saj që ka ndarë foto të festivalit, shprehet se dy karakteristika e bëjnë këtë grup një eksperiment të jashtëzakonshëm.

“E para, është ideja e drejtorit të grupit, Ovi, laureat çmimesh në Eurovision 2010 dhe 2014, për të bashkuar personalitete tashmë shumë të spikatura individualisht në skenën rumune. E dyta, është zgjedhja e mënyrës së krijimtarisë, që niset nga pasuria e jashtëzakonshme etnomuzikore rumune për ta pasuruar atë me gjetje interesante të frymëzuara nga stilet jazz, blues, motown ose vintage soul”, thuhet në faqen e Bashkisë së Shkodrës.

Ndërkaq që të tjerë solistë dhe grupe të mirënjohura muzikore do të jenë në skenë në dy ditët e fundit të edicionit të 14- të “Shkodra Jazz Festival”, organizuar nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj” me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe partnerë të tjerë. “Shkodra Jazz Festival” nisi si një festival i muzikë xhaz, por në vite në vijim vijoi dhe me akademi në rrymat muzikore. "Shkodra Jazz Festival 2023" zhvillohet në këtë qytetet në vijim dhe të tjera veprimtarive artistike dhe kulturore, që janë zhvilluar më parë për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat