Nëpër Ferizaj

Kultura

Nëpër Ferizaj

Nga: Xhelal Hoxha Më: 4 gusht 2023 Në ora: 07:49
Xhelal Hoxha

Me pazarin e dikurshëm të vjetër, me pemë e perime, me shalqinj e pjepër

Që të shtunave zakonisht shetitej poshtë e lart, ku bëheshin pazare vetëm për idare

Qyteti yni më i miri, me traditë, bujari, shetitje  e mikpritje, me të ri e t’vetër

Që dikur më heret quhej si Hani i Ferizit, Tasjan, Ferizovik e së fundmi Ferizaj

Për të ardhurit nga vise të ndryshme, nga diaspora  për t’na i mbushur arkat me para

Që këtu bisedohet kujdesshëm, pihet shumë cigare me kafe, birra, akullore, bozë e qaj...

N’qytetin tonë të ri, që tani posa mbushi 150 vjet, si dje, sot e nesër

Pati aktivite edukativo-arsimore, kulturore, muzikore, dramatike e shpirtrore

Me valltarët, hokatarët me shoqërin e dikurshme “Kastriotët” e ri e t’vjetër

Në mes qytetit me nënkalimin e ri, mes ndërtimeve me ndërtesa të larta

Me një tregëti në mes të bizneseve, të trenit e t’hekurudhës së vjetër dhe tani të re

Të bie n’sy e ta tërhjek vëmendjen, me plot kërshëri, ky qytet yni i ri

Me nënkalimin e ndërtuar, me muralet artistike, nga artistët tanë mendje ndritur

Si dhe murali te stacioni trenit, ku të përkujton ekzodin e popullit tonë për liri...

N’Ferizaj shumë herë pati organizime, ku u mbajtën kuvende, me popull e tribun

Këtu qëndruan, kaluan e rezistuan shumë heronjë, Atdhetarë e Patriot

Si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Mic Sokoli, që i dolën kësaj toke zot

Por pati edhe aso t’ligjë e t’ shitur, si Hagji Qamila e shpiuj

Kishte protesta e demonstrata të shumta, me gjakderdhje, të qeta e me shumë dhunë...

Qytetarët  e këtushëm gjithhere me punë, halle furnizohen nëpër  marketët;

Viva Freshi, Inter-Exi,  Eli-Abi, Elkosi, Emona, Vilexhi, Plus Marketi...

Njerëzit këtu shetisin, sillen e pshtillen shpeshhere, me flamuj, veshje me tirqe

Ku blejnë ushqime tani më me çmime të shtrenjëta, për familjet e tyre dhe për veti

Që gjithmon  këtu kishte tregëti e miqësi, me shumë ngjarje kombëtare e sihariqe...

Ajri shumë i pastër, që vie direk nga  malet e Sharrit, Jezerci dhe nga Lubeteni që sjellin freski

Gjithashtu “Bifurkacioni “ i famshëm  me pejzazhin e bukur, si dhe lumin e Nerodimës përmbi

“Bifurkacioni”si nocion, fenomen natyror e njerëzor, është kur një lum ndahet në dy degë;

njëra degë derdhët në Greqi në detin Egje;ndërsa tjetra derdhët në Bullgari n’detin e zi...

S’duhet harrur “Parku i Lirisë “për mushkërit e bukurit me pishat e gjata, bukuri e rrallë

Me ujët  e burimit  të mirë e të lirë, të pa shtjerrur nga fshati pikturesk ejona Pleshinë

Në këtë qytetin tonë që vie shpejt, me një bori të fortë porsi treni i dikurshëm, për njerëz dhe mall

Që kur ta pish ate, të pihët koka dhe të shërohet mendja , shpirti, zemra, me mall e shumë adrenalinë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat