Uni tjetër poetik

Kultura

Uni tjetër poetik

Nga: Albert Habazaj Më: 19 korrik 2023 Në ora: 16:59
Mos na lëntë Zoti pa miq si drita!

48 vjet në këtë buzëmbrëmje Vlore
Dy qiej me mall në dy orë korriku,
Atë miqësi të dëlirë vëllazërore
Asnjë shpërthim furtune dot s'e fiku.
Veronezi nga Gjadri, lezhjani im,
Të vërtetën me frymë e penë mbolli,
Ky shpirt diellor është zog në fluturim
Uni tjetër që kam, poeti Tonin Nikolli.
Dhe, në buzë të gotës së birrës së freskët
Qeshim, si dikur, 15 vjeçarë,
Po kur flasim për fëmijët, patjetër
Jemi, sigurisht, më të mirët baballarë.
Seriozë e çapkënë flasim për poezitë
Zonjat tona na fisnikërojnë marrëzitë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat