Ndoshta!

Kultura

Ndoshta!

Nga: Gane Ahmeti Më: 30 prill 2023 Në ora: 22:28
Gane Ahmeti

Ndoshta majet do t’i kapë,

Ndoshta gurët me gurë do të lekund,

Ndoshta najherë do jem në gjunjë,

Por e mposhtur sdo jem kurrë.

 

Ndoshta lutjet më ndimojnë, 

Të arri aty ku dua, ndoshta bota 

do të shembët e do të jem në gjunjë

Por  e mposhtur sdo jem kurrë..

 

Ndoshta luftë me smundje, luftë me njerëz,

Por një ditë do të kem sukses,

Ndoshta të jesh në paqe e mirësi të ndimon për cdo kufi.

 

Ndoshta flasë me vetën cdo mengjes,

Reflektoj, por vendosë të heshtë.

Ndoshta najherë do jem në gjunjë 

Por e mposhtur sdo jem kurrë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat