Shefo! Nr 3

Kultura

Shefo! Nr 3

Nga: Fatmir Lohja Më: 14 prill 2023 Në ora: 07:25
Autori Fatmir Lohja

Shefo!- më drejtohet Altini nga tovolina ngjitur, te klubi i lagjes.-Jemi në fushaten elektorale për zgjedhjet e pushtetit lokal. Me cilin krah të politikës je?

Altin djali! Nuk kam shkuar asnjëherë as në xhami , as në kishë,- ia kthej me lezet.

Nuk të pyeta për besimin fetar. Të pyeta me cilen parti je?- këmbëngulte rinushi.

Pse vota është e fshehtë, unë nuk shkoj në votime,- e më kapi një gaz i marrë, për këmbënguljen e tij.

Shefo! E di se shkruan humor. Të pyeta për krahun politik, për të treguar më lirshem këtë anektodë. Me përgjigjen e mora vesh mesazhin tënd. Të jap fjalën, se nuk do të cilësoj askënd.Kam përshtypjen se edhe rrefimi do të më dalë më bukur,ndonëse e kisha ndermend të thumboja dike,- dhe më përshendeti duke çuar gotën e rakisë lart.

I fshiu mirë e mirë buzët. E nisi në tonalitet lart, që ta dëgjonin të gjithë. Në tavern ra qetësi frenetike.

Dy politikanë shkuan për zgjedhjet te shtëpia e Gonit. I priti te karriket me kashtë , në verandë, se e mori vesh pse i trokitën në derë.Filluan t’i bëjnë propogandë, duke mos i lënë sira njëri -tjetrit.

Nuk u jap voten, se nuk më keni ardhur kur më vdiq babai,- i ndërpreu Goni me nervozizëm.

E kthyen propoganden. Njëri bëri be e rrufe se ka lenë në diten e mortit dyqind euro.Tjetri, me sa dukej ishte vartësi i të parit . Nuk e ngriti më shumë së njëqind euro. Goni u bëri me shënjë miqve të paftuar se po hynte në shtëpi t’u sillte nga një gotë raki. Kur ai u fut brënda, militantët nxorrën listat, për të parë se sa votues ka shtëpija. Shpejt Goni u pa në derë me një të moshuar ,të mbajtur mirë.

Baba!- I drejtohet Goni. – Trimoshat partiakë bejnë be e stërbe, se kanë hedhur para të madhe në mortin tend. Si më këshillon të bëj?

Unë po shkoj të zgjidh qenin. I këshilloj trimat të dalin sa më shpejt nga shtëpia, se qeni im është i prapë,- dhe u ul ngadalë- ngadalë nga shkallat e verandas, duke u mbajtur në parmak. Kur mbaroi shkallat, me hap të sigurtë mori drejtimin nga kalibja e balos.

Militanët fluturuan nga dera oborrit. Ishin ku e ku më të shpejtë se babi I Gonit. Nga humori i Altinit qeshëm të gjithë me shpirtë.I ngritëm gotat e rakisë, për t’i uruar jetëgjatësi rinushit, që na zbaviti të gjithëve.

Nga eksperienca prisnja një ndënje të gëzueshme. Kur bisedat fillojnë me humor, zakonisht ne shqiptarët e çojmë deri në fund gazharenë. Harrova që është fushatë elektorale. Dardha e ka bishtin prapa. Kur ra qetësia plasi shamata. Bir i nënës ke të qaj më parë!

Abazi, më i vjetri në atë kuvend, ngulte këmbë, se dy militantet kanë qënë të majtë. Sipas tij, vetëm patronazhistët nuk të shkëputen si zekthi në shpinë të kalit. Shoku përballë me tonalitet të lartë, mililitantët ,I cilësonte me siguri matematikore të djathtë, se sipas tij janë katundarë. E duan rakinë me shishe, prandaj kanë rënë në grackë. Me ndrojtje ,një rinush ,mbronte idenë , se te dy palët janë vëllezër shqipëtarë. Se bashkëmoshatarët i kanë ikur në emigracion. E justikioi ndenjen me pensionistët, kur dikush I tha:”- se u bërë edhe t’i vocrrak të debatosh me burrat!”

Gjakrat u nxënë më shumë, për sigurinë në fitoren e sigurtë të këtij krahu apo tjetrit. U skuqen fytyrat. Kandidatët u shanë me libër shtëpije, ose u nderuan me dekoratat me të larta,sipas preferencave politike. Me sa kuptova unë asnjë kandidat nuk është i zakonshëm si ti, si unë, por në dy skajet ekstreme të së mirës, ose të keqes.

A mund të tregoj edhe unë një anektodë,- mendova t’i jap krah tjetër debateve pasionante.

Shefo!- me drejtohet Abazit.- Ti vetë deklarove se je pa dinë e pa imanë!Nuk je as pozite, e as opozitë. Si ta merr mendja se do ta lëshojnë siranë për të folur?

U befasova, kur dëgjova se më jepej fjala vetëm për tridhjetë sekonda.E nisa me ngut rrëfemin.Nje zonja shkoi të fallxhorja për t’i parë filxhanin. Sapo fallxhorja e mori në dore, e prishi ftyrën. Klientja e vuri re menjëherë. Si do ta kem shendetin,familjen, pasurinë,- fallxhorja I kthente me shprehje të sinoptikes shi,breshër, deborë,….:” Ti po sheh satelitin, apo filxhanin?”- dhe klientja u largua menjëherë.

Shefo! Pse t’u kujtua kjo barcolatë në këtë shamatë?- me pyet një rinush.

Dëgjova falle të shumta për fitoren ,apo humbjen e sigurtë të mjeranëve kandidat bashkije ,- mundova ta sqaroj simpatikun.

U ngrita nga tavolin. I salutova me dorë edhe me kokë. Mora drejtimin për në shtëpi, se paratë e kafesë dhe tekes së rakisë e kam zakon t’i parapaguaj. Në atë çapitje pensionisti, arsyetimi për kombin tim, ,fatkeqësisht qukej nga ferrat e shumta të realitetit .

Fatmir Lohja

Tiranë, më 14. 04.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat