Sonte hapet Ekspozita Ndërkombëtare Çmimi ‘Muslim Mulliqi’

Kultura

Sonte hapet Ekspozita Ndërkombëtare Çmimi ‘Muslim Mulliqi’

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Edicioni 14-të i Ekspozitës Ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi” do të hapet më sonte me 1 shkurt 2023 në Galerinë Kombëtare të Kosovës, do të qëndrojë e hapur deri më 26 shkurt.

GKK  njofton se edicioni i 14-të i kësaj ekspozita është kuruar nga Christian Mosar dhe Raimund Stecker.

Ndërsa, fituesi i çmimit “Muslim Mulliqi” do të përzgjidhet në hapje të ekspozitës.

Pjesëmarrësit kryesor të këtij eventi do të jenë: Bianca Baierl, Artan Balaj, Heinz Baumüller, Ralf Fritz Berger, Ben Greber & Bram Kuypers, Jojo Gronostay, Clegg & Guttmann, Avdi Hajdari, Driton Hajredini, Bardh-I (rafet) Jonuzi-T, Majlinda Kelmendi, Filip Markieëicz, Faton Mazreku, Agron Mulliqi, Pasha Rafiy, Yvonne Roeb, Titus Schade, Eric Schumacher, Junior Toscanelli, Gan Erdene Tsend, Laureta Vogliqi, Kristin Ëenzel, Qazim Xhylani, Alket Zeqiri, dhe Lulzim Zeqiri.

Ekspozita Ndërkombëtare dhe Çmimi “Muslim Mulliqi” organizohet nga GKK-ja dhe si qëllim ka promovimin e artit pamor në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat