Kryetrimit

Kultura

Kryetrimit

Hamza Halabaku Nga Hamza Halabaku Më 17 janar 2023 Në ora: 17:11
Skënderbe

Në jetën tonë gjithnjë, o Kryetrim,

Me vëllezërit dy jubile kemi kremtuar!

Pesë shekuj pas rënies në amshim,

Fëmijët me emrin tënd i kemi pagëzuar.

Edhe pas njëqind shekujve që vijnë,

për stërnipërit do të ketë jubile.

Përkrenarja me shpatën fort do të ndrijnë

Dhe n’krye të trimave do t’jesh Skënderbe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat