​Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur Ali Krasniqi

Kultura

​Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur Ali Krasniqi

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:50
Ali Krasniqi

Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur i këngëve folklorike Ali Krasniqi.

Krasniqi ka qenë një prej zërave më të njohur të muzikës folklorike në vend.Rapsodi i njohur çdo herë shfaqej me plis të bardhë, tirqi, këmishë e shall. Me sharki në dorë zëri i tij kumbonte dhe ishte veqantë.

Kënga e zëri i tij do të kujtohen përherë nga brezat dhe artëdashësit kudo në shqiptari.

Ali Krasniqi njihet si këngëtar i njohur folklorik me një karrierë mjaft të pasur në muzikën rapsodike.

Qytetarë dhe njohës të artit kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes telegrameve të ngushëllimit dhe mesazheve në rrjetet sociale.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur ngushëllime.

I ndjeri është varrosur sot në varrezat e fshatit Drenoc të Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat