Nis Festivali i Filmit të Animuar për Fëmijë “AniFestROZAFA2022”

Kultura

Nis Festivali i Filmit të Animuar për Fëmijë “AniFestROZAFA2022”

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “AniFestROZAFA2022” organizuar nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ”.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë, “AniFestROZAFA2022” do të zhvillohet nga data 10-13 tetor në Gjirokastër dhe nga data 14-17 nëntor në Shkodër.

Ky festival është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Drejtori i këtij festivali, piktori dhe regjisori Artan Maku, ka falënderuar kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduart Makri, ministren e Kulturës, Elva Margariti, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro si dhe kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, që bënë të mundur realizimin e edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë, “AniFestROZAFA2022”.

Pas ceremonisë së hapjes, në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës, filloi shfaqja e filmave të animuar për fëmijë.

Festivali synon të bëjë bashkë regjisorë  e kineastë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat por edhe do të mund të vendosin lidhje të reja për zhvillimin e projekteve të tyre të ardhshme. Gjithashtu kineastët do të mund të vizitojnë qytetet Gjirokastrës dhe Shkodrës, gjatë ditëve të festivalit. Në Gjirokastër do të prezantohen filmat pjesëmarrës, ndërsa në qytetin e Shkodrës do të ndahen çmimet për fituesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat