Gersa Rrudha dhe vreshti artistik i Shopenhauerit në mushtin e valleve poetike të Lasgush Poradecit

Kultura

Gersa Rrudha dhe vreshti artistik i Shopenhauerit në mushtin e valleve poetike të Lasgush Poradecit

Nga: Sulejam Mehazi Më: 31 gusht 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Që në faqet e para të librit të studiueses, Gersa Rrudha, vërehet se kemi të bëjmë me një studiuese serioze që me disiplinë shkencore provon të gjurmojë disa nga çështjet  estetike të perlave poetike të Lasgush Poradecit në vreshtin artistik e filozofik të Shopenhauerit. Poezia e Lasgush Poradecit te punimi shkencor i Gersa Rrudhës merr përmasa të një poezia sa filozofike njerëzore, ambientale e tokësore, po aq merr edhe përmasa estetike shpirtërore e qiellore Schopenhauriane. Studiuesja e re Gersa Rrudha arrin të argumetojë shkencërisht  se  poezia e Lasgush Poradecit i takon botës së lartë të përtejme shpirtërore, qiellores, se vargjet poetike të poetit të liqerit Poradecit janë të veçanta, të pakrahasueshme me misione shpirtërore.

Për perlat poetike të Lasgush Poradecit kanë shkruar personalitete të njohur: Mitrush, Kuteli, Eqrem Çabej, Skender Luarasi, Krist Maloki, Ismail Kadare e shumë të tjera, ja në këtë grup të kolosëve letrarë bashkohet edhe studiuesja e re, Gersa Rrudha, që me specifikat shkencore pasuron, sqaron e argumenton dhe më shumë estetetizmin e vargjeve të Poradecit. Studiuesja, Gresa Rrudha, sprovën e saj shkencore e kurorëzon jo vetëm me diciplinë shkencore, po edhe me atë kritike e shpirtërore.

Elementet shkencore të Gresa Rrudha janë shprehur me krahasime argumentuese shkencore, metaligjërimeve, kritikës, teorisë dhe estetikës poetike të Shopenhauerit me Poradecin.

 

Qëllimi i Gresa Rrudha ka qenë që shkencërisht të zbërthejë shpirtin e vreshtit poetik të Shopenhauerit në mushtin  e valleve poetike të Lasgush Potadecit për të zbuluar  e krahasuar metaforat e simbolikat meta-qielloresh-shpirterore poetike të Lasgush Poradecit me Shopenhauerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat