Jemi bijtë e kësaj votre...

Kultura

Jemi bijtë e kësaj votre...

Nga: Sami Arifi Më: 31 gusht 2022 Në ora: 07:21
Sami Arifi

Njerëzit n’Tokë janë krijesa nga Perëndia,

flisnin gjuhnë që foli pellazgjia!

Nga Atami (Adami) u kijuar njerëzia,

madhështi dhe mendje iu dha Perëndia...

 

Toka është për shfrytëzim t’njerëzisë,

ajo është një pjesë e gjithësisë!

Gjenerata e njerëzisë ndërrohet,

e vjetra shkon e reja shumohet...

 

Jemi të tokës amë ku etëritë tanë jetuan,

t’mirat nga ajo tokë vehtës i ofruan!

T’parët e njerëzisë sfida t’mëdha përjetuan,

grabitëqarët nëpër kohë vendin ua përvëluan...

 

T’drejtën historike e kemi t’parë,

ishim ne ata që bëmë s’pari n’tokë ugar!

Emër shumë i hershëm Pellazgji, Ilirio-Arbëri,

arkeologët n’tri kontinente për këtë gjetën dëshmi...

 

Arkeologjia dëshmon t’gjeturat n’planet;

njerëzit e parë Toka po i thërret,

gjuha aq e vjetër t’flitet apet...

E foli Atami i pari i njerëzisë,

madhështor n’Tokë biri i Perëndisë...

Nga shpirti i tij u kërijua njerëzia,

madhështi e mendje i dha perëndia...

 

A është Toka e jonë?

A ne jemi t’Tokës...

Kjo është njaft e ditur,

bijtë jemi t’kësaj votrës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat