Gjyshi gabon

Kultura

Gjyshi gabon

Nga: Fatmir Lohja Më: 20 prill 2022 Në ora: 07:25
Fatmir Lohja

Paradite, kur gjyshi, i vetëm në shtëpi, po mblidhte mbeturinat për t’I hedhur te  kazanet e plehrave  , gjeti një letër çokollate. Nga vesi e kontrolloi. Pa brënda një copë të vogël  çokollate. Mendoj se e kishin harruar fëmijët. Për të mos e hedhur, e hëngri. Ambalazhin e futi të zhubrosur në qesen e plehrave.

Për këtë veprim, pas dite, u mblodh familja për të gjykuar gjyshin. Për nipçen shtatëvjeçar  gjyshi ka bërë gabim. Për mbesën dhjetëvjeçare gjyshi ka bërë një kryevepër. Gjyshi, i turpëruar , dëgjonte nipin, edhe mbesen me tepër habi. Nuk e kuptonte ku qe gabimi , e ku qe kryevepra. Janë koncepte  shumë larg në arsyetimin e tij, për një copë çokollatë.Sedra nuk ia pranonte as ofendimin, e as lavderimin.

Për nipçen gabimi  i gjyshit qendronte se kontrollon gjithçka, dhe han çfarë gjen Për këtë ai kërkonte te denohej gjyshi.Për mbesen kryevepra qendronte   se gjyshi është mjeshtër për të gjetur çfarë i fsheh i vëllai. Gjyshi nuk qe me asnjërin  variant. Kontrollon shtëpinë për të grumbulluar mbeturinat, dhe për t’I nxjerrë jashtë shtëpisë.

Prinderit e fëmijëve nuk po flisnin. Gjyshi me mirësinë e tij,  nuk po e pushonte shamaten e fëmijëve. Sa gëzime ka pasur gjyshi, kur i biri u shtua me fëmijë! Pas nipçes është dhënë me shumë. Eshtë koncepti i trashigimnisë.E  ka çuar, dhe e ka marrë nipçen nga kopshti, shkolla.E ka çuar shumë herë edhe në këndet e lojrave. E ka pritur deri sa nipçja nuk donte të luante më. Dhurata të vogla,  të mëdha, të përdishme , duke krijuar sebepe te ndryshme, për të gëzuar nipin, aq të mira qofshin! Kjo është arsyeja,  që është shkëputur nga shokët pensionistë.

Gjyshit nuk i ka shkuar ndonjëherë ndermend të denojë të atin, apo gjyshin .Eshtë brezi I ri. I ri dikur ka qenë edhe gjyshi .Ndjehej i fyer.U merzit më shumë kur prinderit e tij, nuk po ia ndalnin vrudhin. E pa të birin në sy , por ai vetëm buzëqeshte me zgjuarsinë e të birit.I afroj nipçes se do ta paguante demin, me një çokollate të re.Kërkoi edhe mbesa hisen e saj. E miratoi edhe këtë kërkesë gjyshi. Nipçja nuk donte në asnjëmënyrë që  ai me motren të dilnin barabar.Jep e merr, shamata në hava.

  • Nipçe!- iu drejtua me ton gjyshi.

Nipçja e struk në gjirin e sëmës.E pa mirë se i kërceu damari gjyshit.

  • Unë, me plaken jemi munduar për të dhënë dashuri, ngohtësi.Edukaten ta jep ytatë, e satëmë!Të premtoj se nuk hy më në dhomën tuaj ! Meqë më merzite shumë, me kërkesat tuaja, as nuk te çoj, e as nuk te marr më nga shkolla. Pse të duket vetja i rritur,  kërkon  të denosh gjyshin,- dhe u ngrit në këmbë, për të pirë një cigare.

Kur doli gjyshi ,as miza nuk dëgjohej në dhomë.Paf- puf ndizeshin , e fikeshin cigaret e gjyshit në karriken ,  në ballkon.

  • Gjyshi pse u merzite?- dëgjoi nipçen në atë zallamahi mendimesh.-  Sa herë më ke kërcenuar se do të më denosh?
  •  Atë kam dënuar ndonjëherë, mor qyrravec?
  • Jo. Edhe unë nuk të denova,- dhe nipçja u hodh në prehrin e gjyshit, si një lepur bukurosh.

Ia mori zemren gjyshit. Dolën jashtë shtëpisë, për t’i bërë qejfin njëri- tjetrit si gjyshi,  edhe nipi. Në shtëpi erdhen si shokë, që merren vesh bukurmirë.

Fatmir Lohja

Tiranë,më 20.04.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat