Frikë nga intelektualët

Kultura

Frikë nga intelektualët

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 17:50
Sulejman Mehazi

Na besoni, fjala që na trishton më së shumti e që na bën ta ndiejmë veten keq e të nënçmuar është INTELEKTUAL, për shkak se kuptimi  i kësaj fjale ka të bëjë me racion, e jo me atë të brendshmen shpirtëroren, ka të bëjë me mendjen, e jo me zemrën. Zemra e intelektualëve bashkëkohorë e ka ndërruar vendbanimin, zemrat e tyre janë në gojë, kundruall intelektualëve të mirëfilltë ku goja e tyre është në zemër.

Dallimi i të parëve  mendje-gojë prej të dytëve gojë-zemër është se: të parët, fjalët i nxjerrin nga mendja -(ndoshta e sëmurë), kkkrrraaa, kkkrrra, si korba; të dytët, fjalët i nxjerrin nga zemrat e sinqerta, uuummm, uuumm, si pëllumba; të parët, për interesat e veta personale gërryejnë, bluajnë me anë të mendje-gojës duke i gënjyer të tjerët për të përfituar vetë; të dytët, të mirëfilltët, gojë-zemër, sakrifikojnë veten për të mirën e të tjerëve; të parët, janë robërues të urrejtjes, smirës, egoizmit, mendjes, materies; të dytët janë çlirues të zemrës, dashurisë, drejtësisë, besimit, flijimit. Këta flijojnë veten në emër të idealeve të larta, ata e dinë, e kuptojnë se esenca e lirisë është flijimi, ata e dinë, e kuptojnë se Nëna e të gjitha të mirave pa të cilën jeta njerëzore  e humb kuptimin e saj është flijimi. Ata janë madhështorë para padrejtësive, gjykimeve të prapshta, sfidave të ndryshme sociale, shoqërore, politike në emër të së mirës, të emancipimit të shoqërisë njerëzore. Themelet e tyre janë ndërtuar me shtyllat e flijimeve, drejtësive dhe të vërtetave të shumë Prometeve, Laokontëve, Eskulapëve, Sokratëve etj.

E keqja më e madhe e popullit tonë përgjithëmonë rrjedhën e ka patur nga intelektualët, ne kemi nevojë për një udhëheqës të mençur e të urtë e jo për shumë koka intelektuale!

Për hirë të së vërtetës psiko-mistike shpirtërore do numërojmë shtatë nivelet e udhëheqësve shtetërorë që mba mend bota njerëzore:

1. Profetët, pejgamerët, të dërguarit e Zotit;

2.Të ndriturit, shenjtorët, ilvijatë;

3.Të urtit;

4.Të mençurit.

5. Intelektualët;

6. Të shkolluarit e paemancipuar, 

7. Të shkolluarit e paedukuar ose të pagdhendurit e shkolluar.

Grupi i katër të parëve: 

- i profetëve;

- të ndriturve;

- të urtëve; 

- të mençurve, janë qjellor e paqësorë ;

Grupi i dytë:  

- i intelektualëve; 

- i të shkolluarve të paemancipuar; 

- i të shkolluarve të pagdhendur, janë tokësor e luftënxitësit e kësaj bote njerëzore. 

Të gjitha të këqijat njerëzore vijnë nga intelektualët, nga të shkolluarit e paemancipuar dhe nga të shkolluarit e pagdhendur.

Grupi i parë i qjellorëve: 

- i profetëve, të ndriturve, të urtëve dhe të mençurve flasin me zemrën e dashurisë;

Grupi i dytë i tokësorëve: 

-i intelektualëve, i të shkolluarve të paemancipuar, i të shkolluarve të paedukuar ose të pagdhendurit e shkolluar, flasin me mendjen e urrejtjes ndërnjerëzore.

Në grupin e parë të qjellorëve hyjnë paqëruesit e botës njerëzore, në grupin e dytë të tokësorëve hyjnë shkatërruesit e botës njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat