Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban takimin letrar "Esat Mekuli"

Kultura

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban takimin letrar "Esat Mekuli"

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 07:11
Ilustrim

Sot në Biblotekën Kombëtare "Pjeter Bogdani", Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK) mban takimin letrar "Esat Mekuli".  

Takimi hapet me ekspozita personale e artistit Leart Hyseni, për të vazhduar me pas me vepren letrare dhe publicistike te shkrimtarit Abdyl Kadolli, dhe përurimin e disa veprave letrare.

Gjatë këtij takimi dorëzohen çmimet letrare të “Drinit poetik”: “Metafora I, II, III” dhe shpallen fituesit e çmimeve letrare “Bardi I, II, III” dhe “Piktura e bukur”.

Po ashtu do të dorëzohet çmimi "Esad Mekuli" i LSHK-së për krijimtari të përgjithshme letrare të shkrimtarit, Prof. dr. Nuhi Vinca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat