​Promovohet libri "Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Milosheviccit"

Kultura

​Promovohet libri "Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Milosheviccit"

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 12:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është bërë promovimi i librit me titull "Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Milosheviccit", nga autorja Nevenka Tromp, libër ky që flet për një analizë të hollësishme të procesit gjyqësorë ndaj ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviq në Tribunin e Hagës.

Libri i cili u promovua në mesin e shumë studentëve, si dhe profesorëve të Kolegjit AAB, u tha se jo vetëm që shtjellon historinë në detaje por edhe u ndihmon shumë studentëve të cilët kanë për qëllim studimet për politika të jashtme.

Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha tha se të libri i kujton ato cka përjetuan në kohën e diktatorit serb, Sllobodan Millosheviqit.

"Mendoj që ky libër është një bagazh fantastik për ata që duan të merren me zhvillime politike dhe të mospërsëriten ato krime që kanë ndodhur më parë", ka shtuar ai.

Autorja e këtij libri, Novena Tromp, ka treguar për përpjekjet e saj për ta shkruar këtë libër.

"Ky libër është një punë e madhe, pra punë e 6 viteve, duke u quar dhe shkuar në zyrë dhe duke kërkuar për gjykime të Milosheviqit. Nuk e kam ditur se çfarë po bëj deri tash që keni ardhur për këtë libër dhe mund t’iu them se njerëzit që interesohen për politikat e Millosheviqit, pra është historia e juaj", ka thënë ajo.

Për më tepër edhe Fortuna Sheremti redaktore e librit, tha se duhet të ketë më shumë këso lloje të librave.

Bashkëpunëtori i saj në këtë libër, Robert Muharremi, ky libër duhet lexuar nga të gjithë.

"Novema Tromp nuk është vetëm akademike, por ajo që është më e rëndësishme ajo ka treguar në vazhdimësi interesin e saj në Kosovë. Më e rëndësishmja është politikat e drejtësisë dhe që ky libër meriton të lexohet", shton ai

Diktatori serb Sllobodan Millosheviq vdiq më 11 mars 2006, që më pas procesi gjyqësorë i tij në Tribunalin e Hagës mbeti i pa përfunduar.

Ky i fundit akuzohej për krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në Jugosllavi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat