Shqiptari i vërtetë

Kultura

Shqiptari i vërtetë

Nga: Zymer Mehani Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:41
Zymer Mehani

Atij-
Dhe Shqipet majë shkrepash
Ia njohin qëndresën
Atij-
Dhe miq e armiq
Ia respektojnë  besën

Ai-
Me forcë graniti
E grushtin
Të çelikut
Fuqinë
Prej Titanikut

Ai-
Përherë luftëtar
Gjatë shekujsh të gjatë
Ushtar i atdheut
Me hushtë e me shpatë
Zemra e tij e artë
Dashuri e zjarrtë

Ai-
I fortë-
Shkëmb mali
Për liri-
Xixë stralli
Për Shqipen në Flamur-
Kala gur mbi gur

Ai-
Plisbardhë nëpër breza
Rrufe në beteja
Flakadan lirie
Shpresë për ditë të reja

Ai-
Më miku ndër miq
I urtë për urti
Prore luftëtar
Për t’atdheut liri

Ai-
Përherë krenar
I vërtetë shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat