Dialog me detin

Kultura

Dialog me detin

Nga: Xhelal Hoxha Më: 7 gusht 2021 Në ora: 13:59
Xhelal Hoxha

Det, o i miri dhe i liri det

"Ç`ke me mua disi, që nuk po më fletë!?"

"Më përgjigjet shkurt-shqip, deti:

Ç'të flas unë e t'them për veti?"

Kur të tjerë më vlerësojnë e  më thonë:

Ti je vet mbreti!...

Tek ti unë shoh e gjej çdo gjë përrallore...

Ngaqë ti ke një mrekulli të rrallë ujore;

me valët e perlat  tuaja margaritare !

Që të gjithë t'a kanë zili e t'lakmojnë; njerëz, qytete e t'huajat shtete...

Të duan të tërin, të t'bëjnë zap e t'marrin për vete,

bashkë me ty, Shqipëri!

Det, o yni det, sa të dua n'ket timen jetë;

Atëhere kur ban acar-ftoht

Mirpor, edhe më shumë kur është koha e nxehtë!

Nga të gjitha këto bukuri  e hijeshi që ke ti...

Do ta thosha edhe një t'vetmën t'vërtetën dëshmi:

Më merr më bën për vete dhe më fut në gji!

Me më shumë shkas, kënaqësi e t'veçantën hijeshi;

Do ta shijoja, provoja e mësoja;

Freskinë, njelmësinë dhe dashurinë, që kam e ruaj, për ty!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat