Rakia dhe pandemia

Kultura

Rakia dhe pandemia

Nga: Sevdail Hyseni Më: 26 qershor 2021 Në ora: 08:54
Ilustrim

Nga frika e Koronës

Ju turra rakisë…

Desh sa nuk e humba

Rrugën e shtëpisë !

 

Iku gotë e parë

Mendova s’mjafton,

Ndoshta kjo e dyta

Pak më disponon !

 

Njëra pas tjetrës

Edhe gotat tjera…

Ngatërrova dritaren

Sikur t’ishte dera !

 

Seç fryu stuhia

Furishëm në flokë,

U ngrit dyshemeja

E më ra mbi kokë !

 

Vazhdova të pija

Sa u bëra tapë,

I thashë Koronës

Eja, guxo prapë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat