Kurrë më s' do të të thërras...!

Kultura

Kurrë më s' do të të thërras...!

Nga: Violeta Kadriu Më: 27 maj 2021 Në ora: 07:17
Violeta Kadriu

E kam kuptuar qëmoti

se ti nuk do që të vish,

por, dhe ti e di shumë mirë

se kurrë më s' do të të thërras,

se nuk dua më të të shoh

e as zërin tënd ta ndij,

plagët, që më shkaktuan dhimbje , me vite

s ' mund përballoj më t' i ngas!

 

E di se tani të ka rënë ndërmend

se çfarë mëkati të madh ke bërë,

e di se nga vetvetja jote

ndoshta të vjen dhe neveri,

shumë qe i dhanun pas qejfeve,

e marrëzive pa krip, të kësaj bote,

e nuk mendove kurrë

se dashurinë tonë do e kthesh në ngjyrë gri.

 

Athua, ndonjëherë kur je vetëm,

për ne të dy, së bashku, të kaplon malli,

sa herë shëtisnim, putheshim e thurnim ëndrra

skaj të vendlindjes Lum,

apo çdo kujtim tonin hudhe,

lejove të gjitha t' i përbijë djalli,

edhe pse më thoshe " Pa ty nuk mundem,

se të dua tepër shumë?"...

Ti u gënjeve aq shumë

 

kur mendove se rreth teje sillet bota,

kjo botë ka ngritur e rrëzuar përdhe

mbretër, perandorë, gjeneralë,

ti u marrose e harrove fare

se kjo botë di të sillet në rrota,

e vjen një ditë e e humb kuptimin

edhe lutja para këmbëve " Më fal"!....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat