Ashtu siç buzëqesh Albana!

Kultura

Ashtu siç buzëqesh Albana!

Nga: Dibran Demaku Më: 10 mars 2021 Në ora: 20:26
Dibran Demaku

Janë ca momente të jetës kur njeriut i ndalet fryma. Fill pastaj i rigojnë lotët .Lotët e nxehtë që kur zbresin faqeve të bëhet se po t‘i djegin ato. Dhe ti që ke shkruar një shkrim krejt të zakonshëm për rënien epike në luftën e fundit të dy mësuesëve-vëllezër as që ke menduar se me shkrimin tënd mund të zgjosh mall e lot(edhe krenar)për të rënët.

Dhe kur të vjen shkrim(edhepse falenderues)nga e bija e mësuesit të rënë për liri, ti për një moment sikur e ndien vetën fajtor.

Dhe ajo që të shkruan(dhe të falenderon) për shkrimin,në momentin e rënies së babait të saj, ajo nuk ka pasur më shumë se tre muaj jetë. Po sa të mësosh një të dhënë të tillë, ty që je edhe vetë prej mishi dhe prej gjaku, të ndalet fryma. Dhe fill pastaj të vërshojnë lotët. Lotët për një fëmijë tre muajsh që e humbë babain dhe që rritet pa të, pa përkëdheljet e tij,vetëm me copëza kujtimesh që tregojnë të tjerët.

Dhe ty si autor i shkrimit për një moment të shfaqet fëmija tremuajshe, që gjersa babai i saj vritet nga bishat serbe, ajo, pra fëmija tremuajshe ikën së bashku me të ëmën para duarsh. Ikën dhe nuk di se nga shkon, sepse bishat armike gjenden gjithandej.

Pastaj në sytë e mendjes të shfaqet vajzusha e cila me bishtaleca pas shpine vrapon me çantë drejt shkollës. Drejt asaj shkolle ku babai i saj u ka dhënë mësim e dituri gjeneratave.

Vajzushës që babai i ka vërë emrin e bukur Albanë. Dhe Albana rritet e rritet edhe me emrin e babait në zemër e në shpirt. Dhe për babain e saj ajo është krenare. Kështu të shkruan edhe ty në mesazhin e saj. Andaj, edhe ti përmbahu.

Fshiji lotët dhe buzëqesh. Ashtu siç buzëqesh Albana!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat