Misteret e ngjyrave

Kultura

Misteret e ngjyrave

Nga: Nexhat Halimi Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:26
Nexhat Halimi

Vitet në radhën e rëndomtë do të pluhurojnë kujtimin

E figurat do të na ndërrohen ngjashëm me lulet në stinë

Heej grua e çmendur, ti përsëri do ta thërrasësh verën

Që e ndalur me këmbë gjeli në lëkurën tënde të hollë

Ta pat ndezur etjen për mua, hej grua e çmendur, ti nesër

do ta shpalosh vetën me teh thike në kujtime

frymëmarrjes së ngritur në verë për një dashuri të vrarë

do të vdesësh e vetmuar me etjen të më prekësh mua

e të më marrësh me vete në gjethet e para të pranverës

Ajo grua kurrë s'të lindi

Prisja symbyllur të lindësh i zjarrtë

Pa i hapur sytë të fluturosh largësitë e qiellit

E të vish prapë të bësh gjumë mbi dritare

Ajo kurrë nuk ndodhi

Ajo grua kurrë s'të lindi

Tash të pres në prag të derës mjekër bardhë

E i përjetoj katër stinët vjet me radhë

Ja sesi lulëzon pjeshka në kodër mbi shtëpi

sesi gjelbëron shelgu me degë të lëshuara në ujë

e vetmisë së egër me atin e erës vjen muji

sesi lidh fryt molla te pusi me ujë të thartë

e duart e nënës që s'është më zgjaten t'i vjel

e rrobat e brendshme ende thahen në tel

vërej të gjitha pemët thahen në degë të tharë

bien përmbi rrënjë e s'ka kush t'i prek

ja tashmë bora ka mbuluar fusha e bjeshkë

unë ende të pres i mbyll sytë e hesht në etje

kopshtit njëqind vjet lëviz vetëm një breshkë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat