I mbyturi të mbyt!

Kultura

I mbyturi të mbyt!

Nga: Fatmir Lohja Më: 6 janar 2021 Në ora: 07:31
Fatmir Lohja

Nga larg shoh Lolin që po ecte si pula pa kry.

Ku shkon?- e pyes kur m’u avit.

Më pa me mospërfillje nga koka te këmbët.

A ti qenke! M’u hiq! Mos të zbrazem te ti, në këtë gjendje që jam!

Çfarë dreqin ke? - i drejtohem me buzëqeshje të sforcuar.

Jam me kacabuj në kry.

Këtë e shohin, të gjithë kalimtarët e rrugës se Kavajës, por më trego pse je i shqetësuar !

Nuk kam kohë.

Kafen me bisht ta afroj unë.

Me dy bishta edhe mund ta pranoj.

Deri sa të qetësohesh bishtat i paguaj vetëm unë.

Ty të kisha ndërmend për të takuar , prandaj u futa në rrugën e lagjes tënde. Pse me dole krejt papritmas dhe me çorodite , - dhe më futi krahun , e më drejtoi te një kafe buzë rrugës.

Zumë vend në një cep, ku lejohej të pihej duhan. Loli nisi të zbrazej, pa na u marrë porosija nga kamarieri. Me të vertetë kishte shkak mërzija e tij. Papritur, e pa kujtuar, e kanë pushuar nga puna me motivacionin, thyerje të etikës.

Kur dëgjova shkakun , më kapi një gaz i marrë. Silurat e Lolit, që të djegin shumë, kanë qenë të njohura edhe në kohën e komunizmit. Në atë botë , nuk e futën në burg, për agjitacion e propogandë, se të gjithë ata që e njihnin , bënin be, e rrufe se Loli humorin e ka të shëndetshëm proletarë !?

Çfarë ke llapë,të marrtë e mira? Ti e përdor vend, e pa vend, shprehjen lapidare të popullit tonë:” I mbyturi të mbyt.” Ke harruar që jemi në fushatë elektorale për pushtetin qendror!? Ata po i hanë kokën njeri-tjetrit, për të mbajtur pushtetin forcërisht, ndërsa ti shkon si cjapi te kasapi,me llapën tënde te gjatë!? - e pashë mirë picërrimin e syve të tij.

Nuk e fola asnjë fjalë, sepse e kam të thadruar në kokë, shprehjen popullore që citove ti,- po më shpjegohej Loli me zë të ulët.

Pa folur nuk ke pasur mundësi të shkelës etikën. Besoj , se nuk t’i ka marrë Zoti mendt e kresë, që duart e buta , të cilat i përdor për punë të mira, i ke vënë në punë si grushta!?

Nisi të shpjegojë me detaje ngjarjen . Në një zyrë komode kanë mbledhur disa specialistë. Eshtë theksuar, se partisë në pushtet, i duhen para për të përballuar fushatën elektorale. Loli , e ka dëgjuar me indiferentizëm shqetësim partiak Nuk ka qënë asnjehërë anëtarë i ndonjë partie, apo anëtarë në komisionet e tenderimeve. Shifrat kanë qënë me shumë zero nga pas. Nga mungesa e kohës tenderi do të bëhej me përzgjedhje. Në fund, tregohet , se qe emëruar kryetar i vetëm i atij prokurimi Loli . Miku im, pasi ka marrë njoftimin i ka prerë drutë shkurt: “ Nuk shkoj në burg për asnjë parti!” Nga kjo përgjigje, drejtuesi i instucionit është nxehur për gazep. Në çast, ka dhënë urdhërin, që Loli të pushohet nga puna, për mungesë etike.

Mirë ke bërë! Ma mbushe mendjen se je me parimin e dikurshëm , për ngrënjen e barit të kanaleve, për të mos shkelur etikën!- i rri gati , kur po mbushej më frymë.

Qenkë në formë sot?

Shyqyr që të zura një herë jashtë formë ! Provoje edhe mbrojtjen ,se nuk ka lezet tërë jetën në sulm! Jam krenarë me ty! Me këtë motivacion që të kanë pushuar, edhe unë do ta pranoja ndëshkimin , pa u qarravitur në zyrat shtetërore,-i lotuan sytë duke më dëgjuar- Po të shkosh t’i në burg, me ke do të rri unë? E dinë tërë shoqëria, që Coli me Lolin nuk mund të ndahen kurrë.- i drejtohem papritmas, dhe nuk e mora vesh më, se lotët qenë gezimi, apo hidhërimi.

Më kanë demtuar shumë financiarisht,- me drejtohet duke fshirë sytë.

Kemi kaluar situata edhe më të veshtira. Në krah të njeri-tjetrit i kemi përballuar përbukuri.

Me parimin e barit kam besim se do ia dalim,- dhe për herë të parë, atë ditë, Loli u çil, duke u shfaqur ai që njoh unë, ndonëse në një ditë të veshtirë të jetës se tij gazmore dhe optimiste.

Me ardhjen në formë na u kthye edhe arsyetimi.Të bindur se sindikatat janë fshehur me dekada në zgafellat e partive politike, lamë një takim , për të nesërmen me mikun tonë avokat, Ali.

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat