Për intelektualët Fatmir Terziu, Eshref Ymeri, Fahri Dahri, Vilhelme Haxhiraj, Resmi Osmani…etj.

Kultura

Për intelektualët Fatmir Terziu, Eshref Ymeri, Fahri Dahri, Vilhelme Haxhiraj, Resmi Osmani…etj.

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 10:01
Skënder S. Kapiti

Këtë letër të nderuar zotërinj Fatmir Terziu, Eshref Ymeri, Fahri Dahri, Resmi Osmani, Fatmir Minguli, Vilhelme Haxhiraj, Bedri Tahiri, Xhevahir Cironku, Kadri Tarelli, Shpend Topollaj dhe të tjerë   pranojeni prej meje Skënder Kapitit si shenjë respekti e mirënjohje të thellë intelekuale për atë kontribut kombëtar të madh Tuajin. Këtë letër drejtuar Juve më nxiti që ta shkruaj një shkrim i Profesor Eshref Ymeri me titull: ”Letër miqësore për  intelektualin e njohur nacionalist Skënder Kapiti” botuar te “BOTA SOT” . Pasi e lexova me vëmëndje këtë letër dhe pasi e falenderova z. Ymeri, kjo leter më shtyu  që t’u drejtohem edhe Juve në mirënjohje e respekt për përkushtimin e madh intelektual artistik, akademik, politik, historik , moral  e shkencor tuajin në shërbim të çështjes dhe te interesit të lartë kombëtar.

Dhe vlerësoj se është shumë mirë dhe ka dodi të madhe  kombëtare aktiviteti dhe kontributi Juaj i jashtëzakonshëm intelektual në të mirën kombëtare gjithshqiptare, për njohjen dhe edukimin akademik e patriotik të brezave. Si një individ  me trashëgimi, me edukatë dhe kontribute familjare patriotike unë ndjehem shumë mirë moralisht dhe shpirtërisht në ato se çfarë Ju kontribuoni me përkushtim intelektual dhe kombëtar tuajin  për në të mirën e përgjithshme gjithdimensionale kombëtare. Prandaj dhe për këtë po Ju shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të  veçantë dhe mëse të merituar për Ju.

Duke marrë shkas nga kjo letër e shoh të arsyeshme që të citoj me këtë rast  diçka nga Libri im “TRIUMFI I KOMBIT”:

“Ky pseudointelektualizëm me dëshmi , diploma e me tituj fals dhe të blerë, inferior dhe i sëmurë joshet lehtë nga lëmoshat e pushteteve, e bën mirë punën e servilit dhe “apologjinë” e dështimeve të qeverisjeve të korruptuara. Egoizmi së bashku me korrupsionin ia kanë arritur qëllimit mjaft mirë  deri diku duke përjashtuar aftësinë, moralin, dhe ndershmërinë intelektuale nga institucionet qendrore dhe ato bazë të sistemit. Ky realitet ka sjellë dekurajim shpirtëror dhe bllokimin e kapaciteteve dhe aftësive, të ekspertizmit dhe të profesionalizmit duke goditur rëndë personalitetin, lirinë, lartësinë dhe krenarinë intelektuale nga njëra anë, por edhe demokracinë e patriotizmin nga ana tjetër.( TRIUMFI I KOMBIT, faqe34).

Atë të përbashkët që unë e kam konstatur te veprimtaria Juaj intelektuale janë shqetësimi dhe  thirrja  Juaj që buron  nga shpirti dhe ndjesia e thellë shpirtërore  drejtuar popullit shqiptar dhe inteligjencës shqiptare që të angazhohen dhe të zgjohen nga letargjia; është një thirrje modeste por edhe ftesë për guxim e veprim për të bërë më të mirën dhe ndryshimin.

Ju drejtova Juve pasi te Ju shoh një intelektualizëm krejtësisht dhe si një antitezë karshi intelektualizmi politik injorant, mercenar, servil dhe dështak që kanë kapur shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Nga Ju ka se çfarë të mësojë shoqëria shqiptare: të duhurën, të domosdoshmën dhe vlerat. Ashtu sikurse nga Ju, intelektualizmi shqiptar ka se çfarë të mësojë dhe duhet që t’iu referohet edhe mendimtarëve dhe filozofëve botërorë si p.sh. nga Immanuel KANT: “Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën”. 

Dhe ky parim duhet lexuar e kuptuar sot si domosdoshmëri intelektuale  për të vepruar e punuar me përkushtim, pa egoizëm, pa servilizëm, dhe jo si mercenarë të parasë, materializmit e as të pushtetit; thirrje për të vepruar e punuar ndershmërisht dhe me guxim për të gjetur,  paraqitur dhe mbrojtuar të vërtetat, të moralshmen, të drejtën dhe të gjitha ato  që i  shërbejnë interesit të përgjithshëm kombëtar; duhet vepruar e punuar me guxim  kundër korrupsionit dhe të pavërteteve e të pafytyrësisë së pushtetit dhe politikës  mashtruese dhe  të dëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat