Moti në Kosovë i njëjtë edhe në vikend, mund të ketë edhe riga shiu

Kosova

Moti në Kosovë i njëjtë edhe në vikend, mund të ketë edhe riga shiu

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës (IHMK), ka dërguar të dhënat në lidhje me motin në Kosovë gjatë ditëve në vikend, duke treguar se moti do të jetë pak a shumë i njëjtë me atë të gjatë javës. Por mund të ketë vranësira dhe riga lokale të shiut.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe për gjatë dy ditëve të vikendit, përjashtuar perëndimin dhe jugperëndimin e vendit ku ka mundësi të vogla që atje të ketë zhvillim të vranësirave  dhe riga të izoluara shiu”, thuhet në njoftimin për media.

Temperaturat minimale, sipas IHMK-së, parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Pritet të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat