Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka quajtur lajm të mirë për Drenasin dhe Kosovën vazhdimin e punës së gjigantit industrial, Feronikelit.
Postimi i Lladrovcit në Facebook:
Lajm i mirë për Drenasin dhe Kosovën, Ferronikeli vazhdon punën
Me rastin e rifillimit të punës së gjigandit metalurgjik Ferronikeli, falënderoj pronarin, z. Samir Mane i cili ka kryer të gjitha obligimet e pagesave të mbetura pas mbylljes së fabrikës nga pronarët e vjetër.
Përgëzoj edhe për rifillimin e punimeve, ku sot në ora 3:45 të mëngjesit, është bërë shpimi i shkrirjes së xehes.
Zotohem se do të jem bashkëpunues i zellshëm me Ferronikelin, sipas Ligjeve të aplikueshme në Kosovë, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mbrojtjen si dhe krijimin e vendeve të reja të punës ne sektorin privat.
Urime dhe suksese Z. Mane!