Reshitaj kërkon fushatë senzibilizuese për të drejtat e grave në pronë

Kosova

Reshitaj kërkon fushatë senzibilizuese për të drejtat e grave në pronë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:27
Ministrja Reshitaj me këtë rast ka kërkuar nga përfaqësuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, të ketë një kampanjë sensibilizuese për të drejtat e grave në pronë.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj së bashku me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore nga Selia Qendrore në Washington, kanë vizituar Agjencinë Kadastrale të Kosovës për të parë nga afër implementimin e projektit në fushën e administrimit të pronës.

Ministrja Reshitaj me këtë rast ka kërkuar nga përfaqësuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, të ketë një kampanjë sensibilizuese për të drejtat e grave në pronë.

"Do të ishte mirë që si Agjenci Kadastrale e Kosovë të mendoni për një konkurs, në kontekstin e fushatës apo kampanjës sensibilizuese për të drejtat e grave në pronësi. Mendoj që kemi mundësi të bëjmë një kampanjë shumë të mirë së bashku me shoqërinë civile,  në mënyrë që të dërgohet një mesazh i fuqishëm për të drejtat e grave në pronë ", tha Reshitaj.

Kreu i MMPH-së, tha se Kosova ka ligje të mira për të drejtat në pronë, por sipas saj institucionet e vendit, duhet të arrijnë në secilën familje për të sensibilizuar gratë që të përfitojnë nga këto të drejta.

"Ne duhet ta fuqizojmë shumë këtë kampanjë sepse tashmë kemi të drejta dhe ligje, por duhet të arrijmë në secilën derë të familjes dhe çdo grua të dijë dhe të ketë guxim të ushtrojë të drejtën në pronë. Po e bëjmë një ndryshim historik në vendin tonë sa i për ketë kësaj çështjeje", përfundoi ministrja Reshitaj.

Edhe përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë shprehur interesimin e tyre për regjistrimin e pronës në emër të gruas duke vlerësua se kjo çështje është qëllim global.

"Ne jemi vërtet shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj agjende. Partneriteti vazhdon dhe ne mendojmë që kjo agjendë është transformuese jo vetëm për ekonominë dhe tregun e pronave, por edhe për jetët e njerëzve të Kosovës", tha Marco Mantovanelli, drejtor i zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat