Ramush Haradinaj rizgjedhet kryetar i AAK-së

Kosova

Ramush Haradinaj rizgjedhet kryetar i AAK-së

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuvendin e tetë zgjedhorë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik edhe për një mandat katër vjeçar.

Haradianj ka thënë se ky projekt nuk është i lehtë dhe e ngarkon me përgjegjësi dhe kandidatura e tij është serioze meqë qeverisin vendin dhe komunat.

“Me krenari me mburrje marrë përgjegjësinë me prijë AAK edhe pse ka përgjegjësi dhe ka punë. Rritja e Aleancës është edhe rritje e Kosovës dhe nuk do të ndalem. Projekti im me kandidaturë se si me krijuar një rrethanë për një kuadër për të gjithë qytetarët e vendit. E para për të pasur suksese duhet të jemi të bashkuar, p.sh sikur Xhaka dhe Shqiri për më dhënë gola më shumë dhe me pasur një ekip serioz. Ne kemi punë para vetës për liberalizim, për zhvillim ekonomik dhe me rritjes të fuqisë vlerës së qytetarëve me rritje të pagave”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat