Hasani dhe përfaqësuesit e EXBS flasin për rritjen e sigurisë së kontrollit të tregut - Bota Sot
Hasani dhe përfaqësuesit e EXBS flasin për rritjen e sigurisë së kontrollit të tregut

Kosova

E premte, 17 gusht 2018

Hasani dhe përfaqësuesit e EXBS flasin për rritjen e sigurisë së kontrollit të tregut

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 10:33
Bajram Hasani në takim drejtuesit e lartë të programit EXBS Joe Baldwin

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur dje në takim drejtuesit e lartë të programit EXBS Joe Baldwin, menaxher i programit EXBS për rajonin e Ballkanit dhe Turqinë dhe shefin e zyrës ISN/ECC Dave Froman, ku temë diskutimi ishte plani i propozuar strategjik për Ballkanin.

Ministri Hasani i njoftoi për punët e kësaj ministrie, konkretisht për Departamentin e Kontrollit të Tregut dhe Mallrave Strategjike, duke filluar nga infrastruktura ligjore, nënshkrimi i marrëveshjeve me shtetet fqinje. 

Sipas kumtesës për media dërguar nga kjo ministri, po ashtu në takim u vlerësua rritja e numrit të dhënieve të licencave për importin e mallrave me përdorim të dyfishtë.

“Për shkak që ky departament ka specifika të veçanta ne kemi mbështetur duke filluar nga rregullimi infrastrukturës ligjore, rregulloreve dhe akteve tjera nënligjore që të jemi në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, ka thënë ministri Hasani.

Baldwin dhe Froman thanë se përkundër sukseseve të arritura nga ky departament ne prapë do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe më tutje dhe ta mbështesin MTI-në për t’i çuar proceset përpara. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test