Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, Ministrja Reshitaj apelon për mbrojtje ambienti

Kosova

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, Ministrja Reshitaj apelon për mbrojtje ambienti

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

”Një botë pa plastikë” është motoja me të cilën në Rahovec po shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Në kuadër të kësaj dite, aktivistë të shkollave të mesme e fillore të cilët angazhohen në mbrotjen e ambientit, kanë paraqitur ide kreative për reciklimin e materialeve plastike.

Pjesë e këtij aktiviteti është dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësirnor, Albena Reshitaj e cila ka bërë thirrje për mbrotjeje të ambientit në çdo ditë.

Ndonëse ishte paralajmëruar se pjesë e këtij organizimi do ishte edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, ai nuk u pa në këto ambiente

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat