AVONET: Deputetët kanë paga dhe mëditje të mëdha, e nuk marrin pjesë në seanca

Kosova

AVONET: Deputetët kanë paga dhe mëditje të mëdha, e nuk marrin pjesë në seanca

Më: 2 mars 2018 Në ora: 16:24
Kuvendi i Kosovës

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, si monitorues i Kuvendit të Kosovës shpreh shqetësim që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk tregojnë përgjegjësi që të jenë prezent në seancat plenare, sot me shumë vështirësi po zhvillohen punimet e seancës së Kuvendit në mungesë të deputetëve.

AVONET, kërkon nga deputetët si përfaqësues të popullit që të tregojnë përgjegjësi ndaj votës që kanë marrë dhe të përfaqësojnë zërin dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës.

Po ashtu kabineti i qeverisë Haradinaj nuk janë prezent në mbledhjen e Kuvendit me përjashtim të katër ministrave.

AVONET kërkon nga kryetari i Kuvendit të Kosovës  Kadri Veseli, që të merr masa ndaj kësaj dukurie, që tashmë është bërë shprehi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat