Komuna e Istogut ishte nikoqire për dy ditë me radhë e projektit “ Euforia “ e cila zhvillohet në partneritet me gjashtë fakultete në Evropë, e një ndër ta edhe Universiteti i Prishtinës.
Ky projekt ofron trajnime për gra në ndërmarrësi në dhjetë komuna të Kosovës në mesin e tyre edhe në komunën e Istogut. Trajnimet u ofruan në këto fusha, marketing digjital, biznes plan, zgjerim i ndërmarrësisë tek gratë dhe shitje online.
Ligjërues për këto tema ishin prof.Dr Ymer Havolli dhe prof. Dr Visar Rrustemi.
Ky projekt është financim i zyrës së Bashkimit Europian.
Pjesë e trajnimit ishe edhe kryetari Haki Rugova i cili u ofroj mbështetje e tij këtyre grave për realizimin e projekteve në biznes.