Sot rreth orës 08:00 në lagjen Marigona, në Graqanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Me ç’rast është plagosur një mashkull P.G, 54 vjeç. Për këtë është arrestuar F.F 64 vjeç.
Ratin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“P. G, mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar:
Ø F. F, mashkull, 64 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës .
Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjet dhe konfiskuar:
Ø një armë zjarri ( revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes)
Ø një granatë dore ( e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim),
Ø një elektroshok.
Ø pesë gëzhoja dhe
Ø 2 fishekë.
Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e policë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, njofton policia.