Lëshohet në prodhim B2

Kosova

Lëshohet në prodhim B2

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 15:45
Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës ka lëshuar në prodhim bllokun B2 të termocentralit Kosova B, i cili prodhon 260 MW energji elektrike, ndërkohë që prodhimi vendor i energjisë elektrike ka arritur në mbi 650 MW/h.

Aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës prodhon me dy blloqe të termocentralit Kosova B me kapacitet prej 540 MW/h dhe me një bllok të TC “Kosova A” me kapacitet prej 130 MW/h.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, tha se  me këtë dinamikë të punës do të japin maksimumin në muajt e parë të vitit të ardhshëm dhe të arrijnë maksimumin që e përballojnë kapacitetet prodhuese e që shkon deri në 780 MW/h.

“Me këtë rast, na lejoni ta sqarojmë edhe një herë se KEK është subjekt i licencuar nga ZRRE, por nuk i nënshtrohet rregullimit të çmimeve nga ZRRE. Rrjedhimisht nuk përcakton çmime në treg”, tha ai.

Ndryshe, pas arritjes së marrëveshjes për zhvendosje të banorëve nga fshati Shipitullë, konkretisht ata të lagjes Mirena, KEK ka filluar me mihjen e dheut për shfrytëzimin e qymyrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat