23 mijë kilogram fishekzjarrë importohen në Kosovë për Vit të Ri

Kosova

23 mijë kilogram fishekzjarrë importohen në Kosovë për Vit të Ri

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 20:57
Ilustrim

Deri më sot në Kosovë kanë hyrë 23 mijë kilogramë mjete piroteknike, që krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie të dukshme.

“Deri tani kemi import prej 23 mijë kilogramëve me vlerë rreth 37 mijë euro Derisa vitin e kaluar kishim 74 mijë kg me vlerë mbi 100 mijë euro”, tha ai.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tregon se për qëllim të parandalimit të çfarëdo incidenti Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa plane operative.

“Plani policor parasheh shtimin e prezencës dhe vigjilencës policore në lokacione dhe ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive, si dhe prezencën policore në trafik për orientim dhe mbarëvajtje të trafikut rrugor. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit, që të bashkëpunojnë dhe informojnë institucionet e sigurisë për çfarëdo parregullsie apo informacioni të dyshuar, duke përfshirë edhe informacionet apo parregullsitë e mundshme në trafik”.

Mjekja Krenare Makolli në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës bënë apel tek prindërit që të kenë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve nga fëmijët.

E Komuna e Prishtinës që dy vite ka ndaluar shitjen e mjeteve piroteknike në sheshet e kryeqytetit,

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar në QKUK ishin paraqitur numër i madh i qytetarëve si shkak i përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat