Pas pesë viteve, Kosova bëhet me specialist të kardiokirurgjisë

Kosova

Pas pesë viteve, Kosova bëhet me specialist të kardiokirurgjisë

Nga: B.S Më: 19 tetor 2017 Në ora: 13:03
Dr.Raif Çavolli (mentor/anëtar), Prof.dr.M.Sait A?lamaci (kryetar) dhe Prof.dr.Atilla Sezgin

Ministria e Shëndetësise e Republikës së Kosoves, pas pesë viteve nxjerr specialistin e parë të Kardiokirurgjisë.

Bëhet fjalë për dr. Arbër Kutllovcin, shkollimi i të cilit është realizuar në disa qendra të mëdha të Kardiokirurgjisë nëpër botë (Gjermani, Izrael dhe Turqi).

“Sot e përfundova provimin e specializimit në lëminë e Kardiokirurgjisë, pranë komisionit të nderuar: Dr.Raif Çavolli (mentor/anëtar), Prof.dr.M.Sait A?lamaci (kryetar) dhe Prof.dr.Atilla Sezgin (ko-mentor/ anëtar), të cilët i falenderoj pafundësisht. Falënderoj Zotin që më dha shëndet që të vazhdoj rrugën time të dijes deri më sot! Falënderoj familjen pa përkrahjen e të cilëve nuk do të isha këtu ku jam!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Dr.Kutllovci është edhe ndër mjekët e rrallë që ka qenë pjesë e ekipeve të transplantimit të zemrës.

I pyetur nga gazeta konfirmon se ka qenë pjesëmarrës në mbi 25 transplante të zemrës.

Edhe pse mungesë e kuadrit dhe mundësive të mëdha për të qëndruar jashtë shtetit, ai ka zgjedhur të kthehet në Kosovë për të kontribuar pa asnjë kusht!

Dr. Arber Kutllovci, është në pritje nga Ministria Shëndetësisë për të filluar angazhimin e tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat