Sadikaj: Tubim madhështor në Gurrakoc në mbështetje të PDK-së

Kosova

Sadikaj: Tubim madhështor në Gurrakoc në mbështetje të PDK-së

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 22:05
Beqir Sadikaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj ka vazhduar fushatën zgjedhore në Gurrakoc, ku ka vlerësuar se mbështetja e qytetarëve në terren është sinjal i qartë për fitoren e sigurt të PDK-së.

“Tubim madhështor në Gurrakoc në mbështetje të PDK-së, në mbështetje të kandidaturës time për kryetar të Komunës së Istogut.

Në këtë tubim, ishte edhe anëtarja e Kryesisë së PDK-së, deputetja e Kuvendit, znj. Blerta Deliu.

Pjesëmarrja në takime si dhe mbështetja e qytetarëve në terren janë sinjale të qarta për fitoren e sigurtë të PDK-së më 22 Tetor në Komunën e Istogut”, ka shkruar Sadikaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat