Nënshkruhet kontrata për rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Graçanicë

Kosova

Nënshkruhet kontrata për rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Graçanicë

Më: 26 prill 2024 Në ora: 21:28
Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Liburn Aliu, ka njoftuar se është bërë nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve për rikonstruktimin e rrugës nga njëra nyje në hyrje të Prishtinës, deri në hyrje të Graçanicës.

“Do të bëhet komplet rikonstruimi i rrugës me gjatësi prej 3660 metra, me gjerësi të rrugës 7 metra dhe me trotuare në të dy anët e rrugës. Kostoja e këtij projekti është 1,737,871,42 euro.

Afati për përfundimin e punimeve është 135 ditë. Kjo rrugë e cila është mjaft e dëmtuar do të rregullohet sipas standardeve më të larta dhe do të jetë lehtësim i madh për qytetarët e shumtë që e frekuentojnë këtë aks rrugor”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat